Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeTakimi i Kurtit me Vuçiqin, gazetari Tahiri: E dimë që u diskutuan...

Takimi i Kurtit me Vuçiqin, gazetari Tahiri: E dimë që u diskutuan çështje të rënda(VIDEO)

Gjatë një tubimi me qytetarët në lagjen Dardania në Prishtinë, ish-presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me takimet e tij, duke ngritur pikëpyetje për mungesën e transparencës ndaj qytetarëve dhe opozitës.

Osmani deklaroi se Kurti ka qëndruar për orë të tëra në takime të mbyllura me Aleksandar Vuçiq dhe  Miroslav Lajcak, ndërsa sipas saj, askush nuk është informuar për përmbajtjen e bisedimeve.

Gazetari Besnik Tahiri, në emisionin “Kosova Today” diskutoi pikërisht për këtë çështje.

Ai tha se nuk dihet saktësisht se çfarë është folur në këtë takim, megjithatë, sipas tij, ata kishin folur për tema të rënda, teksa citoi presidentin serb.

“Kurti më ishte përgjigjur se gjellat ishin të njëjta, si gjella e tij ashtu edhe e Vuçiqit. Mirëpo ne nuk e dimë se çfarë është biseduar saktësisht, mirëpo e dimë që janë diskutuar çështje shumë të vështira”, tha ai në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT