Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeNdizet “Zjarri i Lirisë” në Zonën Operative të Llapit, kërkohet drejtësi për...

Ndizet “Zjarri i Lirisë” në Zonën Operative të Llapit, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Në Zonën Operative të Llapit është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të organizuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Në këtë aktivitet u bashkuan komandantë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët shprehën mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Pjesëmarrësit përcollën mesazhin se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe se bashkëluftëtarët e tyre nuk do të lihen vetëm.

Sipas platformës “Liria Ka Emër”, aktiviteti do të vazhdojë edhe në zonat e tjera operative, duke bashkuar ish-luftëtarët dhe qytetarët në kërkesën për drejtësi.

Kjo nismë zhvillohet në prag të “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT