Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeMesazhi “Liri për Çlirimtarët” do të shfaqet në Times Square të New...

Mesazhi “Liri për Çlirimtarët” do të shfaqet në Times Square të New Yorkut

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shfaqet të hënën, më 7 shtator, në Times Square të Manhattanit.

Billbordi, i realizuar nga Shpend Gjocaj, do të mbajë mesazhin “Liri për Çlirimtarët” dhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas njoftimit, përmbajtja do të shfaqet përgjatë 24 orëve në një nga zonat më të frekuentuara të New Yorkut.

Mesazhi do të transmetohet çdo orë, me një kohëzgjatje prej 15 deri në 30 sekonda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT