Ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, duke kritikuar qeverisjen aktuale.
Ajo ka krahasuar Qeverinë Kurti me ish-qeverisjet e Kosovës, konkretisht me atë të PDK-së, për të cilat ka thënë se dikur bota “mrekullohej nga aftësitë udhëheqëse”, ndërsa sot, sipas saj, është e çuditur me udhëheqjen aktuale.
“Si është e mundur një udhëheqës fiton dy herë pushtetin ndërkohë që vjet e bllokoi Kosovën, ndërsa sivjet e futi në jostabilitet politik, në një kohë kur bota e rajoni është gjithnjë e ma e pasigurt. Është koha që Kurti të mendoj pse po e dështon Kosovën?! Dikur e kemi mrekulluar botën me aftësinë tonë udhëheqëse për të bërë shtet. Sot bota është e çuditur çfarë po i ndodh Kosovës me ketë udhëheqje të paaftë”, tha Tahiri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


