Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeLajmeTahiri: Armiku do ta përçajë popullin tonë me Amerikën e vendet perëndimore...

Tahiri: Armiku do ta përçajë popullin tonë me Amerikën e vendet perëndimore (VIDEO)

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, pati kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtin.

Tahiri në DPT te Fidani në Klan Kosova, foli rreth gjendjes së shoqërisë në vend e në veçanti për ambientin politik të cilin e quajti “të kontaminuar”.

Ai përmendi edhe tri gjërat që sipas tij armiku i Kosovës dëshiron t’i arrijë.

“E para, armiku ynë don ta përçajë popullin shqiptar me ata që na kanë ndihmuar të jemi të lirë e me qenë shtet, me Amerikën dhe vendet perëndimore. Nën dy, armiku ynë don këtë popull ta varfërojë, se varfëria të çon në nderë të hasmit. Dhe ne nuk jemi duke folur për zhvillim, nuk jemi duke folur për politika ekonomike, nuk jemi duke folur që jemi në rrezik t’i humbim 256 milionë që jonë në derë, të falura nga Evropa për Kosovën”, tha Tahiri në Klan Kosova.

“E treta, shqiptarin e ka mbytur, e ka lënë prapa përçarja “Katundarë e qytetarë”, “Myslimanë e katolikë”, “PDK, LDK, AAK, VV”. Këto përçarje duhet të ndalen, me folë me argumente. Nëse se qeverisur mirë… ia pafsh hajrin”, theksoi ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT