Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeTahiri: Ardian Gjini i duhet Kosovës, është kandidati më i duhur për...

Tahiri: Ardian Gjini i duhet Kosovës, është kandidati më i duhur për kryeministër

Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ardian Gjini është kandidati më i duhur i AAK-së për kryeministër dhe se, sipas tij, Kosovës i duhet një figurë politike me përvojën dhe profilin e tij.

Në një intervistën në Rubikon, Tahiri tha se brenda AAK-së është arritur pajtueshmëri që Gjini ta udhëheqë partinë në garën për kryeministër.

Ai e vlerësoi Gjinin si një prej figurave politike që ka kaluar pothuajse të gjitha etapat e angazhimit institucional dhe politik në Kosovë.

“Gjini është një ndër figurat politike në vend, që ciklin e vet politik e ka të përmbyllur, vetëm kryeministër i Kosovës hala nuk është. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, nënkryetar i komunës, pjesë e qeverisë së Bajram Rexhepit si këshilltar i kryeministrit, këshilltar i parë i Haradinajt, ministër dhe pjesë e gjithë procesit të shtet ndërtimit në procesin e Ahtisarit dhe deputet shumë aktiv”, deklaroi Tahiri në Rubikon.

Sipas tij, Gjini nuk është vetëm figurë lokale, por politikan me përvojë të gjerë shtetërore dhe politike.

“Nuk është politikan lokal, është ndër të vetmit që e ka mbyllë ciklin e përvojës. Pse i duhet Kosovës? Sepse e ka urtësinë dhe guximin dhe ka qenë krahu i djathtë i kryetarit Ramush Haradinaj”, u shpreh Tahiri. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT