Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeSulmohet fizikisht prokurori Ramiz Buzhala

Sulmohet fizikisht prokurori Ramiz Buzhala

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala, u sulmua sot fizikisht.

Sulmi, u dënua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, dënojnë ashpër sulmin e sotëm fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, z. Ramiz Buzhala, sulm ky, i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare.”

KPK dhe ZKPSH thonë se “aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorit Buzhala, duke e mbështetur në punën e tij të përditshme dhe duke e inkurajuar për përmbushjen e misionit të tij ligjor”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

“Gjithashtu, KPK dhe ZKPSH, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Këto dy institucione të sistemit prokurorial, sigurojnë opinionin publik se sulmi ndaj prokurorit Ramiz Buzhala është duke u trajtuar me prioritet nga organet kompetente dhe ndaj sulmuesit është marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe janë duke u ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm ligjorë”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT