Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku vetura ka goditur një fëmijë, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
Ndërkaq, për shkak të natyrës së lëndimeve, fëmija tani po dërgohet për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova./Klankosova.tv


