Dy personat e ndaluar për sulmin në Skenderaj ndaj kryetarit të VV-së në këtë komunë, Hysni Mehani, janë liruar në procedurë të rregull.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Pak më parë është intervistuar edhe i pari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili më pas u lirua gjithashtu në procedurë të rregullt.
Për këtë rast, dje janë intervistuar edhe pesë persona të tjerë, të cilët ishin dëshmitarë të përplasjes mes Lushtakut dhe Mehanit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


