Një 67-vjeçar nga Arizona është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi një incident gjatë një fluturimi të kompanisë American Airlines, duke detyruar ekuipazhin ta devijonte avionin drejt Baltimores.
Ngjarja ndodhi në fluturimin AA 618, i cili po udhëtonte nga Dallasi drejt Newarkut. Sipas FBI-së dhe kompanisë ajrore, Arthur Lundeen dyshohet se u soll në mënyrë agresive ndaj pasagjerëve dhe stafit.
Një nga pasagjerët, ish-pjesëtari i organeve të zbatimit të ligjit Juan Mejia, tha se 67-vjeçari kishte përdorur gjuhë vulgare, shprehje raciste dhe komente fyese ndaj disa grave.
Mejia dhe pasagjeri Richard Olenick ndërhynë pasi situata dyshohet se u përshkallëzua në dhunë fizike. Ata e lidhën Lundeenin për ulëse me shirit ngjitës dhe lidhëse plastike, duke qëndruar pranë tij deri në uljen e avionit.
Fluturimi u devijua rreth orës 22:15 drejt Aeroportit Ndërkombëtar Baltimore-Washington. Pas uljes, policia hyri në avion dhe arrestoi 67-vjeçarin, ndërsa aeroplani vazhdoi më pas drejt Newarkut.
Lundeen akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për sulm të shkallës së dytë. Ai u dërgua për ekzaminim mjekësor pasi policët vunë re se kishte një plagë të hapur në krah.
FBI-ja dhe Administrata Federale e Aviacionit kanë nisur hetimet lidhur me incidentin dhe devijimin e fluturimit.
American Airlines deklaroi se siguria e pasagjerëve dhe e stafit është prioriteti kryesor i kompanisë dhe se dhuna nuk do të tolerohet.
Two passengers used zip ties and duct tape to restrain a man who allegedly became unruly aboard an American Airlines flight Thursday night, forcing the plane to divert to Baltimore. The 67-year-old Arizona man was arrested after landing.https://t.co/ydJe8xkD3s pic.twitter.com/yH7xIJz8fP
— ABC7 Eyewitness News (@ABC7) September 5, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


