Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeRama reagon për varrimin e Ratko Mlladiq: Kasapi s’mund të përcillet me...

Rama reagon për varrimin e Ratko Mlladiq: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar raportimet për nderimet shtetërore ndaj Ratko Mlladiqit në Serbi, duke thënë se Beogradit duhet t’i kërkohet llogari brenda tryezës europiane.

Duke folur për idenë e integrimit gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian, Rama e cilësoi Mlladiqin “kasap të Ballkanit” dhe kundërshtoi organizimin e një ceremonie shtetërore për të.

“S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, deklaroi Rama, raporton Euronews.

Sipas tij, veprime të tilla dëshmojnë pse Serbia duhet të përfshihet në tryezën europiane, në mënyrë që t’i bëhen të qarta standardet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushë.

“Serbia është një lloj kafshe shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor. Çfarë është më mirë? Ta kesh në tryezë dhe t’i thuash: ‘S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap’, apo ta lësh në ujëra të pasigurta?”, u shpreh ai.

Rama tha se izolimi i Serbisë mund ta shtyjë atë drejt një pozicioni të paqartë ndërmjet Europës, Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Kryeministri shqiptar e lidhi këtë qëndrim me propozimin e tij për integrimin gradual të vendeve kandidate në strukturat europiane, para anëtarësimit të plotë në BE. Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishin propozuar më herët përshpejtimin e integrimit në tregun e përbashkët dhe Zonën Schengen, pa të drejtë vetoje.

Mlladiqi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte. Trupi i tij u kthye në Beograd me avion qeveritar, ndërsa autoritetet serbe nuk e kanë konfirmuar përfundimisht mbajtjen e një funerali shtetëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT