Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeSulmet e Kurtit ndaj Isufajt, Prokuroria: Nuk komentojmë deklarata pa fakte (VIDEO)

Sulmet e Kurtit ndaj Isufajt, Prokuroria: Nuk komentojmë deklarata pa fakte (VIDEO)

Kritika ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka vazhduar të jetë e pranishme vitet e fundit, dhe fillimi i kësaj jave e riktheu sërish në qendër të vëmendjes.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një debati të hënën, shtoi se shumica e problemeve në prokurori mbajnë emrin e Isufajt. Vetë kryeprokurori nuk ka komentuar deklaratën, ndërsa Sistemi Prokurorial ka reaguar duke theksuar se nuk komentojnë deklaratat politike, veçanërisht ato që nuk bazohen në fakte.

Deklaratat e Kurtit po konsiderohen nga disa si tendencioze.

Shyqeri Syla, ish-kryeprokuror nga Mitrovica, tha se një ndërhyrje e tillë është e patolerueshme dhe ka për qëllim prishjen e imazhit të Isufajt. Ai shtoi se faji nuk mund t’i hidhet kryeprokurorit special.

Vullnet Bugaqku, hulumtues nga KDI, tha se mandati për vlerësimin e performancës i përket Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili është i vetmi që mund të marrë masa disiplinore ose të propozojë shkarkimin e kryeprokurorit.

Kronika më poshtë sjell detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT