Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një tren në provincën jugperëndimore të Baloçistan, duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha.
Sipas autoriteteve lokale, treni po transportonte personel të sigurisë pakistaneze dhe familjarët e tyre kur ndodhi shpërthimi. Ngjarja ka lënë të paktën 24 persona të vdekur dhe rreth 70 të tjerë të plagosur.
Shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta për trajtim.
Autoritetet pakistaneze kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të sulmit, i cili dyshohet të jetë kryer nga grupe militante aktive në rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


