Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeStudiuesit kinezë zbulojnë Koronavirusin e ri që mund të transmetohet te njerëzit...

Studiuesit kinezë zbulojnë Koronavirusin e ri që mund të transmetohet te njerëzit nga lakuriqëtSinjali

Një koronavirus i ri është zbuluar në Kinë dhe e veçanta e tij është frikësuese.

Ashtu si Sars Cov 2, edhe ai mund të transmetohet lehtësisht nga lakuriqët e natës te njeriu sepse përdor të njëjtin receptor, enzimën ACE2 sqarojnë ekspertët.

Studimi u drejtua nga virologia Shi Zhengli, e njohur për punën e saj mbi koronaviruset e lakuriqëve të natës në laboratorin e Wuhan, e cila prej kohësh është nën akuzë për hipotezën e një “arratisjeje” nga laboratori të koronavirusit përgjegjës për pandeminë e pak viteve më parë.

Zbulimi i fundit është një pasardhës i Hku5, i identifikuar për herë të parë në një lakuriq nate në Hong Kong në vitin 2006, ndërsa lidhet edhe me Mers-CoV, përgjegjës për sindromën e frymëmarrjes që ka alarmuar Lindjen e Mesme që prej 2012-tës.

Shkencëtarët kinezë nënvizojnë se një monitorim i kujdesshëm i patogjenit është i domosdoshëm, megjithatë mendojnë se aktualisht nuk ka nevojë për alarm, pasi fuqia e tij rezulton të jetë “dukshëm më e ulët” se ajo e Sars-CoV-2, ndërsa insistojnë se “rreziku i shfaqjes së Hku5-CoV-2 tek njerëzit nuk duhet mbivlerësuar, shkruan Top Channel.

Ndryshe e mendon ekipi i Shi Zhengli, sipas të cilit ky virus duhet vëzhguar me kujdes, pasi ka një potencial të madh për infeksion ndër-specieve.

Lakuriqët e natës konsiderohen praktikisht një rezervuar i shumë viruseve, disa prej të cilëve mund të infektojnë njerëzit, siç është rasti i tërbimit.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT