Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeNjësia speciale “zbarkon” në Skenderaj

Njësia speciale “zbarkon” në Skenderaj

Disa pjesëtarë të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata të njësive speciale të Policisë së Kosovës janë parë të enjten vonë në Skenderaj.

Në disa pamje shihen policët e maskuar duke ndalur vetura për kontroll.

Gjatë ditës në Skenderaj është raportuar për një sulm ndaj kryetarit të Degës së VV-së atje, Hysni Mehani.

Akterë të VV-së pretendojnë se ai është sulmuar nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Përmes një njoftimi, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku si pasojë e një sulmi fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me inicialet H.M. dhe B.Z.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT