Kur zogjtë cicërojnë, njerëzit priren të ndihen më të qetë. Megjithatë, disa prej tingujve që lëshojnë zogjtë duket se janë veçanërisht të pëlqyeshëm për veshin e njeriut – dhe shkencëtarët kanë filluar të kuptojnë arsyen.
Gjatë pjesës më të madhe të historisë sonë evolucionare, tingujt e zogjve mund të kenë shërbyer si sinjal sigurie, duke treguar se mjedisi përreth nuk paraqiste rrezik.
Një studim i ri ka zbuluar se disa cilësi akustike mund të ndihmojnë në shpjegimin se pse njerëzit i konsiderojnë disa këngë zogjsh më qetësuese se të tjerat.
Sipas studiuesve të Universitetit të Tubingenit në Gjermani, njerëzit priren të preferojnë tinguj më të butë të zogjve, me një gamë më të ngushtë frekuencash, ndërsa zërat më kompleksë i vlerësojnë si më të këndshëm.
Preferenca nuk duket se varet nga njohuritë që dëgjuesit kanë për zogjtë, shkruan CNN.
Për të realizuar studimin, ekipi hulumtues u kërkoi 84 personave të dëgjonin incizime të 123 specieve të zogjve të egër dhe të vlerësonin se sa të këndshëm e gjenin secilin zë.
Ylli i kësaj ankete doli të ishte mëllenja, e cila zakonisht shihet në kopshte apo parqe. “Turdus merula” është e zakonshme në Evropë dhe ka një zë të pasur, të butë, me një tingull që ngjan me flautin.
Në anën tjetër, zëri i kukuvajkës u vlerësua si më i pakëndshmi në fund të anketës.
Studiuesit kanë thënë se gjetjet rreth cicërimave të zogjve mund t’i ndihmojnë planifikuesit urbanë dhe projektuesit e parqeve në hartimin e hapësirave që perceptohen si më të qeta, veçanërisht në zonat e zhurmshme.
Në vend se të fokusohen vetëm në reduktimin e zhurmës, zyrtarët mund t’i kushtojnë më shumë vëmendje llojeve të tingujve që dëgjojnë njerëzit, përfshirë edhe tingujt e zogjve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Studimi zbulon “këngëtarin” më të pëlqyer të natyrës appeared first on Sinjali.


