Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeStudentët në Shkup protestë më 18 maj për gjuhën shqipe, Lorik Cana:...

Studentët në Shkup protestë më 18 maj për gjuhën shqipe, Lorik Cana: E kemi fituar me sakrificën e paraardhësve tanë

Më 18 maj pritet të mbahet një tjetër protestë në Shkup, e organizuar për të kërkuar të drejtën e studentëve shqiptarë që provimin e jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe, raporton Gazeta Sinjali.

Thirrjes për mbështetje të kësaj proteste i është bashkuar edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, i cili përmes një reagimi publik ka kërkuar solidarizim dhe pjesëmarrje sa më të madhe.

“Gjuha është një nga shtyllat e identitetit; kur ajo mohohet, mohohen të gjitha të drejtat për barazi, zhvillim dhe përkatësi”, ka shkruar Cana.

Ai ka theksuar se shqiptarët nuk po kërkojnë më shumë sesa të drejtën për të studiuar në gjuhën e tyre.

“Ne nuk pretendojmë asgjë më shumë sesa atë që kemi fituar nëpërmjet sakrificës së paraardhësve tanë dhe të drejtës sonë të studiojmë në gjuhën tonë etnike, autoktone dhe shtetformuese. Bashkohu dhe ti”, ka shtuar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT