Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare nuk kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, pavarësisht përpjekjeve për negociata mes palëve.
Procesi është shoqëruar me akuza të ndërsjella, ku opozita e ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti si joserioze dhe taktike, ndërsa LVV ka argumentuar se opozita nuk ka treguar gatishmëri për kompromis, raporton Klan Kosova.
Nga opozita është vlerësuar se procesi është shndërruar në lojë politike dhe se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja në mungesë të marrëveshjes, ndërsa afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 28 prill.
Detajet i gjeni në videon më poshtë:


