Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeLajmeStacioni Policor Qendra ndriçohet në shenjë solidarizimi ndaj dh*unës së grave

Stacioni Policor Qendra ndriçohet në shenjë solidarizimi ndaj dh*unës së grave

Sonte është ndriçuar objekti i Stacionit Policor Qendra, si pjesë e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Objekti i ndriçua me ngjyrën e portokalltë, ngjyrë kjo që do të thotë shpresë për viktimat e dhunës.

Pjesëmarrës ishte edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njofton Klankosova.tv.

“Sonte ndezëm dritat në shenjë e solidarizimi, mbështetje për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave. Policia është adresa e parë e kësaj dhune, ku viktimat edhe ndihmohen. Ky fenomen është shumë i rrezikshëm në vendin tonë”, u shpreh Sveçla para mediave.

Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha u bëri apel qytetarëve që ta raportojnë dhunën në organet e rendit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT