Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmeSpekulimet për Trump dhe asistenten e tij, Melania reagon ashpër: “Janë qesharake”

Spekulimet për Trump dhe asistenten e tij, Melania reagon ashpër: “Janë qesharake”

Zyra e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, ka reaguar ndaj spekulimeve mediatike për marrëdhënien mes presidentit Donald Trump dhe asistentes së tij, Natalie Harp, duke i cilësuar raportimet si “qesharake”.

Harp, një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Trumpit, është bërë objekt i vëmendjes së shtuar mediatike për shkak të pranisë së saj të vazhdueshme pranë presidentit. Ajo njihet edhe me nofkën “printeri njerëzor”, pasi shpesh mban me vete një printer portativ dhe i siguron Trumpit materiale të shtypura.

Spekulimet u shtuan pas deklaratave të senatorit demokrat nga Georgia, Jon Ossoff, i cili pretendoi se Trump preferon të udhëtojë me Harp. Edhe gazetarja e The New York Times, Maggie Haberman, e ka përshkruar Harp me nofkën “Binkie”, duke sugjeruar se ajo i ofron presidentit një ndjenjë sigurie.

Marc Beckman, këshilltar i Melania Trump, i hodhi poshtë këto pretendime dhe mbrojti Harp.

“Media liberale është qesharake. Ata nuk dinë asgjë për jetën personale dhe private të Zonjës së Parë”, deklaroi Beckman, duke akuzuar mediat se janë të fiksuara pas thashethemeve për familjen Trump.

Ai e përshkroi Harp si “punëtore, shumë të talentuar dhe inteligjente”, duke u bërë thirrje gazetarëve të përqendrohen te aktivitetet dhe arritjet e familjes presidenciale dhe jo te spekulimet për jetën e tyre private.

Harp është bërë edhe më e komentuar pas publikimit të dokumenteve financiare, sipas të cilave Trump i ka dhënë asaj një dhuratë në para prej 45 mijë dollarësh për festat e fundvitit. Të njëjtën shumë e kanë marrë edhe dy bashkëpunëtore të tjera të afërta të presidentit. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se bëhet fjalë për dhurata personale, të palidhura me detyrat zyrtare.

Spekulimet për raportin mes Trumpit dhe Harp mbeten të pakonfirmuara, ndërsa rrethi i presidentit ka insistuar se marrëdhënia e tyre është profesionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT