Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza takon Prattipatin: Zvarritja e konstituimit të Kuvendit po e thellon krizën...

Hamza takon Prattipatin: Zvarritja e konstituimit të Kuvendit po e thellon krizën institucionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, nevojën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit politik e institucional.

Hamza ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së se vendi ka nevojë për një Kuvend funksional dhe rikthim të rendit kushtetues e demokratik.

Ai ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe për veprimet e partisë së parë, të cilat, sipas tij, kanë prodhuar shkelje kushtetuese dhe kanë thelluar krizën institucionale.

Kreu i PDK-së ka theksuar se bllokada duhet të marrë fund dhe se përgjegjësia për krijimin e institucioneve duhet të ushtrohet pa vonesa të tjera, duke respektuar vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe procedurat parlamentare.

Gjatë takimit është vlerësuar edhe rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nevoja që Kosova të vazhdojë koordinimin me partnerët e saj ndërkombëtarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT