Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmePlisat i bashkohen “Marshit për Liri” më 12 shtator

Plisat i bashkohen “Marshit për Liri” më 12 shtator

Tifogrupi nga Prishtina, “Plisat”, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Në një njoftim për media, “Plisat” kanë deklaruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, duke e cilësuar atë si luftë çlirimtare kundër regjimit dhe okupimit.

“Plisat” kanë bërë të ditur se do t’i bashkohen marshit të së shtunës, duke theksuar se synojnë të mbrojnë vlerat e luftës çlirimtare.

“Ishte një luftë çlirimtare e një populli që luftoi kundër një regjimi dhe një okupimi shekullor. Nuk ka gjykatë në botë që mund ta njollosë të drejtën e një populli për liri, e as vlerat e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në njoftimin e tifogrupit.

Sipas “Plisave”, këto vlera përbëjnë një pjesë të rëndësishme të identitetit kombëtar, ndërsa pjesëmarrjen në marsh e kanë cilësuar si qëndrim në mbështetje të tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT