Një tragjedi e rëndë është raportuar në Spanjë, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën nga nxehtësia pasi u la për disa orë në një makinë.
Sipas mediave spanjolle, fëmija pësoi arrest kardiak pasi mbeti në automjet në temperatura të larta, ndërsa babai i saj dyshohet se e kishte harruar gjatë rrugës për në punë, pas një shpërqendrimi me telefon.
Rasti u zbulua disa orë më vonë, kur nëna shkoi ta merrte vajzën nga çerdhja dhe u informua se ajo nuk kishte shkuar fare atë ditë. Menjëherë u njoftuan shërbimet emergjente, por për fat të keq fëmija nuk arriti të mbijetojë.
Autoritetet në Spanjë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


