Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeSot varroset 48-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga banesa në...

Sot varroset 48-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga banesa në Mitrovicë

Sot i jepet lamtumira e fundit 48-vjeçarit nga fshati Koshtovë, Ilir Brahimit, i cili humbi jetën tragjikisht në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në varrezat e fshatit Koshtovë. Funerali niset nga xhamia e fshatit në ora 16:22, pas faljes së namazit të ikindisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ali Zeneli”, në afërsi të hyrjes së një marketi, ku 48-vjeçari u gjet pa shenja jete.

I ndjeri dyshohet se ka rënë nga kati i katërt i objektit banesor ku jetonte me qira. Në momentin e incidentit, ai raportohet të ketë qenë i vetëm në banesë.

Brahimi ishte i njohur në komunitetin lokal, ku punonte si punonjës në një restorant në Koshtovë.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente rreth orës 05:00 të mëngjesit, por përkundër përpjekjeve, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT