42-vjeçari për të cilin një 35-vjeçare në Gjakovë deklaroi në polici se është dhunuar nga ai, është Sefadin Gushanaj.
Sipas denoncimit nga M.J., ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën “Gazmend Zajmi”, ndërsa për këtë ajo u ankua të dielën, ku në stacion shkoi bashkë me një dëshmitar rreth orës 08:30.
Pas raportimit, rasti është marrë në trajtim nga hetuesit, ndërsa është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda. Me udhëzimin e tij, është iniciuar hetimi për veprën penale “Dhunimi”.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, Gushanaj është arrestuar dhe është intervistuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në prani të avokatit mbrojtës.
Më pas, 42-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit që po e trajton rastin.
Rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve.
Për shkak të natyrës së rastit, Sinjali nuk publikon të dhëna të tjera që mund të çojnë në identifikimin e viktimës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


