Sot do të mbahet ceremonia e përurimit të nënkalimit dhe parkingut nëntokësor në Lipjan.
Komuna e Lipjanit ka njoftuar se kjo ceremoni do të zhvillohet nga ora 17:00, përcjell Klankosova.tv.
“Komuna e Lipjanit ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në ceremoninë e përurimit të nënkalimit dhe parkingut nëntokësor – një projekt i rëndësishëm që kontribuon në përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


