Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeSot fillon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Sot fillon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Ai ka bërë të ditur se votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike. Ai ka bërë të ditur se nga 27 mijë e 724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81% apo 22 mijë e 414 votues.

Ndërkohë, në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës. Sipas KQZ-së, nga 23 kuti postare janë tërhequr mbi 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat po i nënshtrohen verifikimit.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT