Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeLajmeSonte në MAT: “Gjallë a vdekur – shpresa e fundit” (VIDEO)

Sonte në MAT: “Gjallë a vdekur – shpresa e fundit” (VIDEO)

Një jetë varet nga një fije peri? Çka ndodh kur shpresa e vetme mbetet tek ata që nuk dorëzohen kurrë?

Në dokumentarin e sotëm, MAT në Klan Kosova ju zbulon rreziqet e sfidat të disa operacioneve të kërkim-shpëtimit, ku çdo sekondë peshon sa një jetë njeriu.

Nga shtrati i rrëmbyeshëm i lumit deri te majat e thepisura të bjeshkëve, do të përjetoni dramën e vërtetë të atyre që përballen me vdekjen për të shpëtuar një tjetër jetë.

Florim Neziraj, Deni Hameli, Ridvan Tahiri dhe vullnetarët e tjerë janë heronjtë e heshtur që luftojnë me natyrën e pamëshirshme.

Si mbijetoi 30-vjeçari i humbur për 4 ditë në dëborë, zbathur, pa ngrënë e pa pirë? Si mbijetoi një 2 vjeçar i vetëm në mal? Si u bë që një 26-vjeçare të gjendet në mal në minutat e fundit që ndanë jetën nga vdekja?

Kur familjarë e njerëz të rëndomtë gati humbin çdo shpresë, pesha bie mbi operatorët e kërkim shpëtimit.

Ky dokumentar është një dëshmi e guximit dhe humanizmit njerëzor që shkon përtej çdo limiti. Do të shihni lotët e gëzimit, dhimbjen e humbjes dhe përkushtimin e atyre që nuk kërkojnë shpërblim, por vetëm shpëtimin e atij/asaj që po lufton për jetë a vdekje.

Një udhëtim emocional mes jetës dhe vdekjes, ku vullnetarët janë lajmëtari i fundit.

Më poshtë gjeni linkun e dokumentarit të plotë të MAT, “GJALLË A VDEKUR – SHPRESA E FUNDIT”:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT