Çfarë nate për Vedat Muriqin! Sulmuesi kosovar ka qenë heroi i Fenerbahçes në fitoren spektakolare 8-0 ndaj Eyupsporit, duke tundur rrjetën plot katër herë.
Paraqitja e tij ishte aq efikase sa SofaScore e ka vlerësuar me notën maksimale 10.0.
Muriqi nuk humbi asnjë prej katër rasteve kur goditi kuadratin. Në gjashtë tentime gjithsej, katër përfunduan në portë.
Përveç golave, ai regjistroi edhe një rast të madh të krijuar për bashkëlojtarët, ndërsa 14 nga 18 pasimet e tij ishin të sakta.
Pas kësaj performance, Muriqi ka shkuar në gjashtë gola në kampionat dhe tashmë është vetëm një gol larg Mohamed Salahut, që kryeson me shtatë.
Kosovari luajti 66 minuta, në një mbrëmje ku çdo gjë i shkoi për mrekulli.
Tash, pas kësaj performance, vëmendja kalon te Kombëtarja e Kosovës, me Muriqin që në fillim të javës së ardhshme pritet t’i bashkohet skuadrës së Franco Fodës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


