Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajme“Nuk jemi më bashkë”, Sarah Berisha konfirmon ndarjen nga DJ PM

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah Berisha konfirmon ndarjen nga DJ PM

Sarah Berisha ka konfirmuar publikisht se i ka dhënë fund lidhjes me DJ PM.

Ajo e bëri të ditur lajmin përmes një përgjigjeje në Instastory, ku u pyet nëse dyshja vazhdojnë të jenë bashkë.

Berisha tregoi se ndarja ka ndodhur para disa muajsh, ndërsa lajmi për përfundimin e lidhjes u bë publik më vonë.

“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bënë disa muaj që jemi ndarë, shumë përpara se të dilte lajmi”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, ajo tha se mes tyre vazhdon të ketë respekt, pavarësisht se lidhja ka përfunduar.

“Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh Berisha.

Ajo sqaroi se vendosi të flasë për ndarjen për shkak të mbështetjes që ajo dhe PM kanë marrë nga fansat, si gjatë kohës në “Big Brother”, ashtu edhe pas përfundimit të spektaklit.

Në fund, Sarah bëri të ditur se nuk dëshiron të flasë më tej për këtë çështje.

“Këtë përgjigje po e jap sepse e ndjej dhe si ‘detyrim’ për të gjithë ata që na kanë mbështetur si në Big, por dhe jashtë. Këtë temë s’do ta hap më”, shkroi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT