Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmePërleshje te Rrethi i Flamurit, dy persona të lënduar – dyshohet janë...

Përleshje te Rrethi i Flamurit, dy persona të lënduar – dyshohet janë therur

Dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike sonte rreth orës 20:00, te Rrethi i Flamurit në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, e ka konfirmuar rastin për Sinjalin.

Sipas informatave fillestare, dy personat kanë pësuar lëndime, që dyshohet se janë shkaktuar nga mjete të mprehta.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT