Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomeLajmeS’ndalet Ramadani: Skënder Llugiqi është familjar i deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi

S’ndalet Ramadani: Skënder Llugiqi është familjar i deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani nuk është ndalur së reaguari për personin që ka bërë thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt.

Pak më parë, ky person me emrin Skënder Llugiqi është arrestuar nga organet e rendit në Kosovë.

Për këtë person, Ramadani ka thënë se është familjar i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

“Adnan Rrustemi ishte sot në Kuvend në kohën kur familjari i tij kah dajët, Skënder Llugiqi, bëri thirrje për vrasje të Ramush Haradinajt. Kjo pjesë e familjes Llugiqi nga Dobraja e Lipjanit janë një derë me Tefik Llugiqi, tradhëtarin e famshëm që i shërbeu Millosheviqit. Nuk e pashë ende që Adnan Rrustemi u distancua apo dënoi thirrjen për vrasje që bëri i afërmi i tij, Skënder Llugiqi. Çka me thënë më shumë në këtë rast?”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social Facebook. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT