Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeSllovenia s’planifikon të zvogëlojë praninë ushtarake në KFOR në Kosovë

Sllovenia s’planifikon të zvogëlojë praninë ushtarake në KFOR në Kosovë

Sllovenia aktualisht nuk ka plane për të reduktuar numrin e ushtarëve të saj në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi.

Sipas deklaratës së ministrisë, çdo vendim lidhur me ndryshimet e mundshme në angazhimin e ardhshëm të Forcave të Armatosura Sllovene në KFOR do të merret pas një vlerësimi gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh nevojat e misionit dhe kapacitetet kombëtare.

“Çdo vendim lidhur me përshtatjet e mundshme të angazhimit të ardhshëm të Forcave të Armatosura Sllovene në KFOR do të merret pas një vlerësimi gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh nevojat e misionit dhe kapacitetet tona”, thuhet në deklaratën e ministrisë, të cituar nga agjencia sllovene e lajmeve STA.

Aktualisht, në misionin e KFOR-it në Kosovë janë të angazhuar 106 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Sllovenisë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT