Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | Egzon Abazi para gjykatës për vrasje të rëndë në tentativë...

LEX | Egzon Abazi para gjykatës për vrasje të rëndë në tentativë – dëshmon i dëmtuari Lorenc Mshiti

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë po vazhdon rigjykimi ndaj Egzon Abazit, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë, raporton Sinjali drejtpërdrejt nga salla e gjykimit.

Në këtë çështje penale akuzohet edhe Luan Vitija, të cilin Prokuroria e ngarkon për dhënien e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale.

Në gjykatore është paraqitur Lorenc Mshiti, në cilësinë e dëshmitarit dhe të dëmtuarit, për të dëshmuar lidhur me ngjarjen.

Mshiti deklaroi se ishte sulmuar nga së paku katër persona në afërsi të banesave sociale në Hajvali, por tha se nuk i kujtohen personat që e kishin sulmuar.

“Në Hajvali, te banesat sociale, kanë ardhur katër ose më shumë persona dhe më kanë gjuajtur. Nuk më kujtohet se kush kanë qenë”, deklaroi i dëmtuari.

Gjatë seancës, Prokuroria bëri të ditur se është marrë vendim që Mshiti t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik, për shkak të dyshimeve të ngritura lidhur me gjendjen e tij psikike.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 8 janar 2019, rasti për të cilin akuzohet Abazi pretendohet se ka ndodhur më 8 prill 2018.

Të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT