Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Klinikën e Psikiatrisë në Tiranë, ku një infermiere dyshohet se ka ofenduar rëndë një paciente gjatë trajtimit në spital.
Pamjet e publikuara në media tregojnë punonjësen shëndetësore duke përdorur gjuhë fyese ndaj pacientes, pasi kjo e fundit kishte refuzuar të marrë terapinë me ilaçe.
Rasti është bërë publik në emisionin “Kosova Today”, ndërsa gazetarja Ledina Jakimi bëri të ditur se ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.
Pas publikimit të videos, infermierja është suspenduar nga detyra, ndërsa autoritetet shëndetësore ende nuk kanë bërë të ditura masat e tjera që mund të ndërmerren lidhur me rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


