Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i misionit të KFOR-it, ka pritur ditën e sotme ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City.
Siç njofton KFOR-it, diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë dhe aktivitetet aktuale të misionit dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.
“I vë theks të lartë unitetit të përpjekjeve dhe unitetit të qëllimit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për sigurinë rajonale”, tha komandanti i KFOR-it, raporton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


