Saturday, May 23, 2026
spot_img
HomeLajmeSiguria në kryeqytet: Erërat e forta, rrezik për prishtinasit (VIDEO)

Siguria në kryeqytet: Erërat e forta, rrezik për prishtinasit (VIDEO)

Kryeqyteti, javën që lamë pas u përball me erëra të forta në ditë të caktuara.

Për pasojë, disa pemë u rrëzuan e të tjera u prenë pasi paraqisnin rrezik për qytetarët, raporton Klan Kosova.

Por, përveç druve, në rrezik qenë edhe pjesë të tjera të kryeqytetit.

Se po vinte erë e fortë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë tha se ishin në dijeni. Prandaj edhe kishin paralajmëruar qytetarët.

Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, tha për Klan Kosova se intervenimet kryesore kanë qenë në pjesën urbane për arsye se ndërtesat janë më të larta me të cilat tha se kanë pasur pas probleme në kulmet, fasadat e vjetërsuara, reklamat, por edhe rënie të druve.

Nga institucionet emergjente u tha se kujdes duhet të kenë edhe vetë qytetarët.

Ndiqeni kronikën e plotë për detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT