Në një kodër mbi fshatin Vranidoll është vendosur një obelisk gjigant me akronimin e UÇK-së, si shenjë nderimi për luftën dhe sakrificën e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas organizatorit të këtij projekti, Betim Avdullahu, ideja për ndërtimin e monumentit ka ardhur nga ish-ushtarët e UÇK-së që jetojnë në Vranidoll.
Me kërkesën e tyre dhe me ndihmën e banorëve të fshatit, si dhe me kontribuutin financiar të mërgimtarëve, janë mbledhur mjetet për realizimin e kësaj vepre, njofton Klankosova.tv.
Punimet kanë zgjatur rreth dy muaj, ndërsa shkronjat janë punuar në një punëtori të fshatit nga vetë banorët, pa asnjë mbështetje institucionale.
Në inaugurimin e monumentit morën pjesë familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës dhe qytetarë të shumtë, të cilët vlerësuan këtë iniciativë si një shenjë respekti për të rënët dhe historinë e luftës për liri.
Intervisten e plotë, ndiqni në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


