Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeShtyhet për në qershor seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Shtyhet për në qershor seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish procesin gjyqësor të lidhur me ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Seanca e planifikuar për këtë të hënë është shtyrë për datën 8 qershor, për shkak të mungesës së të pandehurës Ema Çoku.

Në këtë proces gjyqësor, të pandehurit Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi po gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Shtyrja e seancës ka pamundësuar edhe paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare nga SPAK, ndërsa procesi pritet të vazhdojë në seancën e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT