Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeShtyhet afati për aplikim të subjekteve politike në KQZ për zgjedhjet e...

Shtyhet afati për aplikim të subjekteve politike në KQZ për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se e kanë zgjatur afatin për aplikim të subjekteve politike për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Për Klankosova.tv, Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, ka pohuar se ky vendim është marrë në mbledhjene  sotme të KQZX-së.

Ndër tjera, ai ka shtuar shkak i shtyrjes së afatit është vështirësia e aplikimit të disa prej subjekteve politike.

“Ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjatur afatin për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, deri në orën 23:59 të ditës së sotme, e mërkurë, 11 dhjetor 2024”.

“Këtë vendim, KQZ e mori gjatë mbledhjes së sotme duke pasur në konsideratë se për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online http://certifikimi.kqz-ks.org dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështirësi në përdorimin e platformës”, ka thënë Elezi.

Subjektet që janë certifikuar deri në ora 14:00 sot:

  1. Subjekti politik i regjistruar JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA JGP (datë 09.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e nëntë (29) kandidatë;
  2. Subjekti politik i regjistruar PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM PAI (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: me gjithsejtë: tridhjetë e pesë (35) kandidatë;
  3. Subjekti politik i regjistruar Srpska demokratija (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: trembëdhjetë (13) kandidatë;
  4. Iniciativa qytetare GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dhjetë (10) kandidatë;
  5. Iniciativa qytetare OPRE ROMA KOSOVA (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dymbëdhjetë (12) kandidatë;
  6. Subjekti politik i regjistruar Za Slobodu Pravdu i Opstanak (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dymbëdhjetë (12) kandidatë;
  7. Subjekti politik i regjistruar Yenilikçi Türk Hareket Partisi (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë;
  8. Subjekti politik i regjistruar Partija kosovskih Srba (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: nëntë (9) kandidatë;
  9. Subjekti politik kandidat i pavarur FATMIR BYQYQI.10. Subjekti politik i regjistruar KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë,
  10.  Subjekti politik i regjistruar KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT