Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sistemi i Tatimit në Pronë është ndërprerë përkohësisht, si pasojë e rregullimeve teknike që po realizohen nga Ministria e Financave – Departamenti i Tatimit në Pronë.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja ka ndodhur më 4 maj 2026 dhe mund të shkaktojë vonesa ose pengesa të përkohshme në ofrimin e shërbimeve për tatimpaguesit, deri në përfundimin e procesit të mirëmbajtjes së sistemit.
Komuna ka bërë të ditur se ekipet përgjegjëse po punojnë për normalizimin sa më të shpejtë të sistemit dhe rikthimin e plotë të shërbimeve.
Qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe të ndërprerjes së përkohshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


