Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeVoziti trefish më shpejt sesa e kishte të lejuar, ndëshkohet shoferi në...

Voziti trefish më shpejt sesa e kishte të lejuar, ndëshkohet shoferi në Prizren

Një rasti i ngasjes së pakujdesshme është evidentuar këtë të hënë në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, një i ri ka publikuar në rrjete sociale duke drejtuar automjetin 178 km/h në zonë 50 km/h, transmeton Klankosova.tv.

Pas verifikimeve në databazën policore nga policët e Stacionit Policor të Prizrenit, është identifikuar drejtuesi i automjetit dhe pronari i tij.

Ndaj tij janë marrë masat ligjore, të cilat sipas policisë janë:

-gjoba prej 500 euro masë mbrojtëse,

-konfiskim i patentë shoferit për 12 muaj (1vit),

-5 pikë negative në patentë shofer.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT