Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeShtëpia e Bardhë e konfirmon se Trumpi do të jetë në finalen...

Shtëpia e Bardhë e konfirmon se Trumpi do të jetë në finalen Spanjë-Argjentinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës në futboll mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila do të zhvillohet të dielën në stadiumin “New York-New Jersey”.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila tha se presidenti amerikan mezi pret të jetë i pranishëm në këtë përballje.

“Ne mezi e presim lojën finale të dielën dhe e di se presidenti mezi pret që të marrë pjesë” – tha Leavitt para gazetarëve në një konferencë për shtyp, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT