Ekonomisti Safet Gërxhaliu, tha se Kosova po përballet me pasiguri ekonomike për shkak të krizës politike.
Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, deklaroi se mungesa e institucioneve krijon jostabilitet te bizneset.
“Në këto rrethana, të mungesës të institucioneve politike, në Kosovë është e pamundur të flitet për ekonomi. Duhet të kuptohet që për ekonomi të zhvilluar, kapitali kërkon siguri shtetërore, biznesi kërkon parashikueshmëri dhe plan-fitim, ndërsa qytetari kërkon mirëqenie dhe jetë më të dinjitetshme. Në këto rrethana, është e pamundur të mendohet që Kosova do ketë rimëkëmbje ekonomike të mirëfilltë sepse politika po absorbon energjinë”, tha mes tjerash, Safer Gërxhaliu.


