Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajme“Herë mik, e herë argat të Serbisë”, Totaj: Kurti s’ka konsistencë (VIDEO)

“Herë mik, e herë argat të Serbisë”, Totaj: Kurti s’ka konsistencë (VIDEO)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe refuzimin e PDK-së për të negociuar marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Totaj në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova tha se PDK kërkon trajtim serioz në bisedime.

“PDK-ja asnjëherë nuk e ka mbyllur derën e komunikimit. Kurti na ka thirrë, ne e kemi diskutuar këtë punë. Ne nuk jemi idhtarë të ikjes nga komunikimi, mirëpo kërkojmë trajtim serioz. Edhe kur shkon ti në takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai sillet në mënyrë qesharake, në mënyrë nënçmuese, në mënyrë ofenduese, normal që herën tjetër nuk shkon me atë se normale është me lyp një trajtim të dinjitetshëm, një trajtim serioz. Të njëjtën gjë po e bën edhe Aleanca, LDK-ja po vazhdon bisedimet, është çështje e tyre… Njëherë i thotë zoti Filan Fisteku, herën tjetër hajn, herën tjetër bashkëpunëtor i Serbisë dhe në kësi rrethana niveli i besueshmërisë mund të bie”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT