Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeShtënë me armën zyrtare të policisë, IPK suspendon dy policë

Shtënë me armën zyrtare të policisë, IPK suspendon dy policë

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se dy zyrtarë policorë janë përfshirë në të shtëna me armë zyrtare në fshatin Mramor, Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit të IPK-së, rasti është raportuar më 27.04.2026 nga Policia e Kosovës, ku thuhet se personat e përfshirë në këtë vepër penale janë zyrtarë policorë, të cilët në momentin e ngjarjes nuk kanë qenë në detyrë zyrtare, ndërsa dyshohet se arma e përdorur ka qenë armë zyrtare e policisë.

“Me datën 27.04.2026, IPK ka pranuar informata nga Policia e Kosovës se në fshatin Mramor, Komuna e Prishtinës, ka pas të shtëna me armë dhe se personat e involvuar në këtë vepër penale janë zyrtarë policor, jashtë detyrës zyrtare, ndërsa vepra penale dyshohet është kryer me armën zyrtare të policisë”.

Inspektorati ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore fillestare ndaj dy zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor “Veriu” në Prishtinë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ata dyshohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa IPK ka rekomanduar suspendimin e tyre.

“IPK ka zhvilluar menjëherë veprime hetimore fillestare ndaj dy zyrtarëve policor nga Stacioni Policor “Veriu” Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, të cilët janë të dyshuar vepër penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe IPK ka rekomanduar suspendimin tyre”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT