Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeLajmeMinistri polak: Nuk kemi më nevojë t’i mbajmë gjermanët të nënshtruar, por...

Ministri polak: Nuk kemi më nevojë t’i mbajmë gjermanët të nënshtruar, por duhet t’i mbajmë rusët jashtë

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, ka rikthyer në vëmendje një prej frazave historike që lidhen me rolin e NATO-s, duke e përshtatur atë me realitetin aktual të sigurisë në Evropë.

“NATO u krijua që amerikanët të qëndrojnë brenda, gjermanët të qëndrojnë të nënshtruar dhe rusët të qëndrojnë jashtë”, tha Sikorski.

Ai theksoi se rrethanat kanë ndryshuar dhe se sot nuk ka më nevojë që Gjermania të mbahet në një pozitë të kufizuar brenda aleancës.

“Nuk kemi më nevojë t’i mbajmë gjermanët të nënshtruar, por duhet t’i mbajmë rusët jashtë”, u shpreh ministri polak.

Kjo shprehje i atribuohet Lord Hastings Ismay, Sekretarit të parë të Përgjithshëm të NATO-s, dhe përmblidhte në mënyrë të thjeshtuar objektivat strategjike të aleancës gjatë Luftës së Ftohtë.

Sot, përballja me kërcënimin rus dhe mbështetja për sigurinë evropiane janë ndër çështjet kryesore në agjendën e NATO-s, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT