Një aksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 14:54, në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit.
Në aksident janë përfshirë dy kamionë të tonazhit të rëndë, me targa vendore. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale në automjete, ndërsa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 14:54 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit, ku janë përfshirë dy kamionë të tonazhit të rëndë. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


