Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeShqipëria ul çmimin e naftës, shkon në 197 lekë litri

Shqipëria ul çmimin e naftës, shkon në 197 lekë litri

Bordi i Transparencës këtë të shtunë ka dalë me një njoftim të ri teksa bën me dije se është ulur çmimi naftës në 197 lekë/ litri. Në njoftim bëhet me dije se pas mbledhjes së zhvilluar është vendosur që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri.

Sai përket shitjes me shumicë nuk do të jetë më shumë se 185 lekë/litër. Ky vendim do të hyjë në fuqi këtë të shtunë në orën 10:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Njoftim i plotë:  

Bordi i Transparencës në datë 18 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 172 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 10:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT