Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajme“Shqipëria në NATO flet për sigurinë e Kosovës”, krejt çka thanë sot...

“Shqipëria në NATO flet për sigurinë e Kosovës”, krejt çka thanë sot Maqedonci e Nufi (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi u prit sot në takim nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci.

Ministri Nufi, Prishtinën e pati ndalesën e tretë të javës, pas selisë së NATO-s dhe Zagrebit.

Kosovën, ministri i mbrojtjes i Shqipërisë e diskutoi në gjithë takimet e javës, ndërkaq kur u pyet nëse, sikur Kroacia, e alarmoi NATO-n për armatosjen e Serbisë me raketat kineze, Nufi thjesht konfirmoi se Kosova dhe Ballkani e kanë vëmendjen e plotë të aleancës veriatlantike.

“Shqipëria si anëtare e NATO-s por edhe Kosova për sa kohë kemi këtu misionin e KFOR-it, por edhe qasja dhe evokimi që vetë Qeveria e Kosovës ka në lidhje me sigurinë, besoj se të gjitha strategjitë e sigurisë dhe gjitha doktrinat e sigurisë i ka në përputhje dhe koordinim të plotë me NATO-n”, tha mes tjerash ministri shqiptar, transmeton Klankosova.tv.

Në fokus të diskutimit të takimit mes dy ministrave ishte krijimi i industrisë së përbashkët të mbrojtjes.

Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT